Kosova publikoi statistikat ditore në lidhje me virusin korona

Sot në Kosovë janë shënuar 158 raste të reja me koronavirus nga 471 mostra të marra.

Janë raportuar gjithashtu 13 të vdekur. Është bërë e ditur se 245 persona janë shëruar. Këtë e ka bërë të ditur, Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së në një konferencë për media nga Komuna e Prizrenit, transmeton Koha.net.

Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një vizitë në Komunën e Prizrenit ka thënë se po ndajnë të gjitha resurset e përbashkëta me spitalet rajonale, duke shtuar se gjatë vizitës kanë dëgjuar edhe nevojat e spitalit të kësaj komune.

Ai tutje ka bërë thirrje për qytetarët t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Skenderaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button