235 milionë llogarive të Instagram, TikTok dhe YouTube u janë vjedhur të dhënat

Ekipi hulumtues pranë Comparitech zbuloi sesi një databazë me 235 milionë llogari Instagram, TikTok dhe YouTube ishte ekspozuar online, shkruan PCWorldAl.

Kohët e fundit ka pasur raportime për shfaqjen e llogarive në tregjet e zeza. Një audit i bërë së fundi thotë se 15 miiliardë kredenciale nga 100,000 thyerje sigurie qarkullojnë nëpër forumet e tregjeve të zeza.

Databazat e pasiguruara po shndërrohen në problem. Databaza me 235 milionë llogari Instagram, TikTok dhe YouTube u la e zbuluar për të aksesuar nga kushdo dhe u zbulua më 1 Gusht.

Të dhënat janë ndarë në disa sete ndërsa më të rëndësishmet ishin dy prej tyre me afro 100 milionë llogari secila nga Instagram. Seti i tretë i përkiste TikTok me 42 milionë llogari dhe së fundi YouTube me 4 milionë llogari.

Sipas Comparitech seti i të dhënave përmban:

  • Emra profili
  • Emra realë
  • Foto profili
  • Përshkrimi llogarie
  • Numra ndjekësish
  • Nivel angazhimi
  • Nivel rritjeje
  • Gjinia audience
  • Vendndodhje audience
  • Pëlqime
  • Mosha
  • Gjini
  • Oraret e postimeve

Por nga erdhën këto të dhëna? Hulumtuesit sugjerojnë se janë nga një kompani të quajtur Deep Social i përjashtuar nga Facebook dhe Instagram për vjedhje informacionesh të përdoruesve. Kompania u shua pak kohë më pas.

Sapo hulumtuesit gjetën setin e të dhënave kontaktuan me administratorët e Deep Social të cilët përmes firmës së marketingut Social Data e rrëzuan databazën.

Social Data mohoi çdo lidhje me Deep Social duke thënë se ata janë thjeshtë një kompani e cila grumbullon informacione vetëm për konsumatorë të besueshëm dhe përdoren për qëllimi të kufizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button