Portalb hap sfidën “Sfido shokun në leximin e një libri”, të rinjtë do të sfidojnë njëri tjetrin (VIDEO)

Leximi i librave është ushqim për trurin. Të lexosh donë të thotë të marrësh një terapi falas për shpirtin. Portalb hap sfidën me titull “Sfido shokun në leximin e një libri”,  një sfidë që do i nxit të rinjtë të lexojnë më shumë libra. Ndërkaq, gazetarja e Portalb fillon këtë sfidë me rekomandimin e librit që ka lexuar ajo.

Gazetarja e Portalb, sjell një mesazh përmes librit që ka lexuar ajo gjatë stinës së verës.

“Libri që kam lexuar unë këtë verë është “Bija e Mallkuar” nga autori Emile Rishëburg, një libër që na bën të kuptojmë se sakrifica është rregulli i parë i dashurisë, ngase pavarësisht ndalesave dhe kufizimeve dashuria e personazheve s’kishte  perde” – theksoi gazetarja  Aroma Aliti, në videon e saj.

Ndërkaq, kjo sfidë nuk përfundon këtu, të rinjtë do të vazhdojnë të nominojnë njëri tjetrin që secili prej librave që kanë lexuar të sjell nga një mesazh të bukur  për ne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button