SHBA dhe Kina ranë dakord të diskutojnë marrëveshjen e tregtisë

SHBA dhe Kina kanë rënë dakord të zhvillojnë diskutime mbi përparimin e fazës së parë të marrëveshjes së tregtisë të cilën e arritën janarin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime përmes telefonit në ditët e ardhshme për të vlerësuar përparimin e fazës së parë të marrëveshjes tregtare”, tha Gao Feng, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, njoftoi e përditshmja “Global Times“.

Ky zhvillim vjen pasi marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë në nivelin më të ulët historik.

Washingtoni ka ndëshkuar shumë kompani kineze, përfshirë gjigantin e teknologjisë Huawei, me pretendimet për lidhjet e tyre me Partinë Komuniste të Kinës.

Të dyja vendet nënshkruan fazën e parë të marrëveshjes tregtare në mes të janarit, duke shënuar një moment historik të luftës tregtare më shumë se dy-vjeçare midis tyre.

Pas shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më tej ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi Pekinin se lejoi që virusi të përhapet pas shfaqjes së saj në Wuhan të Kinës.

Washingtoni ka përshkallëzuar më tej tensionet, duke akuzuar Pekinin se “fuqia ekonomike e Kinës është në një farë mënyre një kërcënim më i madh global sesa Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë”.

Duke iu përgjigjur goditjes së administratës amerikane për aplikacionin e mediave sociale TikTok, Feng tha: “Kina kundërshton me vendosmëri përdorimin e recesionit të sigurisë kombëtare si mjet politik, duke përgjithësuar dhe abuzuar me rishikimet e sigurisë dhe i kërkon SHBA-së që të ndalojnë veprimet e saj dhe të ndalojë shtypjen e kompanive kineze”.

Në fillim të këtij muaji, Trump nënshkroi dy urdhra ekzekutive që ndalonin çdo transaksion nga banorët dhe kompanitë amerikane me aplikacionet e mediave sociale në pronësi kineze TikTok dhe WeChat, duke filluar nga 20 shtatori.

Të dy urdhrat theksuan se vendi “duhet të ndërmarrë veprime agresive” kundër pronarëve të TikTok dhe WeChat “për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button