Gjermania regjistroi shifrën më të lartë të të infektuarve me COVID-19 prej prillit

Gjermania ka njoftuar të enjten se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1,707 raste të reja me koronavirus njëherësh shifrën më të lartë prej muajit prill.

Përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe dhjetë persona të vdekur, duke e çuar shifrën totale të viktimave në 9,253.

Gjermania ka menaxhuar pandeminë me koronavirus më mirë sesa shumë fqinj evropianë, mirëpo sikur në secilin vend tjetër numri i rasteve të reja është rritur në kohën e pushimeve verore.

Autoritetet kanë thënë se fajtorë të kësaj rritjeje janë kthimet nga pushimet, organizimet e festive dhe mbledhjet tjera familjare, transmeton REL.

Të dhënat e fundit të Institutit Robert Koch në Gjermani, kanë çuar në 228,621 numrin e të infektuarve në këtë shtet prej kur ka nisur pandemia.

Shifrat ditore janë të krahasueshme me prillin, kur koronavirusi është supozuar se kanë qenë në pikun e tij.

Të përballura me rritje të numrit të të infektuarve, autoritetet gjermane kanë nisur të testojnë falas secilin person që kthehet në këtë shtet nga vendet ku koronavirusi është shumë i përhapur.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë të martën se nuk do të mund të ketë lehtësim të masave të kufizimit tani për tani.

Ajo u ka bërë thirrje gjermanëve që të kujdesen për higjienën e tyre, si dhe u ka rikujtuar atyre se masa e karantinës për personat që kthehen nga zonat e rrezikut nuk është mundësi “por detyrim”, për aq kohë sa nuk kanë teste negative.

Disa ekspertë besojnë se rritja e numrit të të infektuarve mund të arsyetohet edhe me rritje të numrit të testimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button