Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë

Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për përzgjedhje të firmës për mënjanim të objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e komunës. Pasi në dy tenderët e parë nuk u paraqit asnjë firmë tani përfaqësuesit e komunës e kanë rritur vlerën e përllogaritur për marrëveshjen nga një në dy milionë denarë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Shpresojmë që në këtë tender do të paraqiten firma të interesuara. E kemi zmadhuar çmimin për të tërhequr më shumë oferta”, thonë nga Komuna Çair.

Objekti pa leje në “Mavrovasja” tash më dy muaj qëndron, askush nuk e rrënon, ndërsa nuk dihet as se kush e ndërton. Komuna nuk mund të gjejë investitorin, Ministria për Punë të Brendshme ka disa dyshime se kush e ndërton.

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov sot i bëri thirrje Komunës Çair të gjejë mënyrë për ta mënjanuar objektin pa leje në qendër të qytetit, kurse nëse kjo nuk ndodh, do ta inkuadrojë edhe Inspektoratin shtetëror.

“Për të shmangur raste të këtilla në të ardhmen, inspektorët ndërtimor duhet të transferohen në Qytet, përkatësisht komunat t’i lëshojnë lejet për ndërtim, ndërsa Qyteti i Shkupit t’i inspektojë objektet. Ky është koncept që do të parandalojë ndërtimet ilegale nëpër qytet”, tha Shilegov.

LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button