Palaçinka të pjekura me mollë, shije dhe shëndet

Nëse nuk keni dëshirë që të rrini mbi sobë duke përgatitur një e nga një palaçikat për mëngjes AgroWeb.org e ka një zgjidhje për ju. Provoni recetën e shpejtë dhe të thjeshtë të palaçinkave të pjekura në furrë dhe do të mrekulloni me shije fantastike familjarët tuaj.

Këto palaçinka nuk kanë nevojë që t’i kombinoni pasi vijnë paketë bashkë me aromën dhe butësinë e mollëve të pjekura.

Perfekte dhe të shëndetshme, nuk duhet t’i lini pa provuar si për mëngjes po ashtu edhe për një darkë të shpejtë dhe të lehë.

Lexoni me kujdes këshillat e sugjerimet nga AgroWeb.org dhe përgatiteni me dashuri për të afërmit tuaj.

Përbërësit

2 mollë mesatare

1 lugë gjelle lëng limoni

3 vezë

65g miell

150 ml qumësht

Kripë

1 lugë çaji kanellë

Arrë myshku

Përgatitja

Fillimisht ngrohni furrën në 200 gradë dhe ndërkohë vazhdoni me pastrimin e mollëve.

Qërojini nga lëkura dhe farat e më pas pritni në feta të holla.

Fetat e mollëve futini në një tas dhe spërkatini me lëngun e limonit për të shmangur nxirjen e tyre.

Në një tas tjetër AgroWeb.org ju këshillon që të rrihni vezët me qumështin dhe të shtoni ngadalë miellin dhe kripën.

Brumi do të jetë ma i butë se ai i palaçinkave të zakonshme.

Tek ky brum shtoni mollët, kanellën dhe arrën e myshkut dhe përziejeni lehtë në mënyrë që të mos prishni formën e mollëve.

Lëreni masën të pushojë për 10 minuta, ndërkohë që shtroni letër pjekjeje tek një tavë.

Për ta pjekur mund të përdorni edhe tavën e kekut.

Futeni në furrë dhe piqeni për 20-25 minuta, ose derisa palaçinka e furrës të ketë marrë një ngjyrë të lehtë të artë në sipërfaqe.

Pasi ta nxirrni nga furra, AgroWeb.org ju sugjeron që ta lini të ftohet për 10 minuta e më pas ta shërbeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button