Shkup, filloi Festivali Ndërkombëtar i Artit të Dritës

Nga mbrëmë deri më 22 gusht në Shkup do të jetë i hapur edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Artit të Dritës “Skopje Light Art District 2020”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Qyteti i Shkupit, katër mbrëmje, 18 lokacione, 25 artistë dhe interpretues me ekspozitat, shfaqjet dhe hartat 3D do të ndriçojnë kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dhe do ta pikturojnë atë në të gjitha ngjyrat, duke filluar nga simboli i Shkupit, Ura e Gurit.

Festivali zhvillohet në një rrugë të paracaktuar dhe u ofron vizitorëve instalime të shumta të dritave që ndriçojnë ndërtesat në qendër të qytetit.

“Edicioni i tretë i Festivalit të Artit të Dritave është një urë simbolike, një lidhje piktoreske që bashkon artin, teknologjinë dhe shkencën, të kaluarën me të tashmen dhe të ardhmen, qytetin dhe natyrën, duke përdorur gjuhën e dritës”, tha Qyteti i Shkupit.

Këtë vit, festivali do të dërgojë mesazhe për mbrojtjen e mjedisit përmes vendimeve të përgjegjshme dhe mënyrës së jetesës për të mbrojtur natyrën dhe thesaret e saj.

Festivali Ndërkombëtar i Artit të Dritës organizohet nga Salla Universale dhe Qyteti i Shkupit, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) dhe Institutit Francez në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button