Ja si do të jetë moti në ditët në vijim në RMV

Nesër dhe në fundjavë moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës së ditës. Të hënën pasdite dhe të martën sërish moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima.

Siç informon DPHM, deri në fund të ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë prej 24 deri 32 gradë, ndërsa indeksi UV tetë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 29 gradë.

Sipas të dhënave të fundit për reshjet, në 24 orët e fundit kanë rënë 43 litra shi në metër katror në Prilep, 10 në Pozharan, shtatë në Berovë, gjashtë në Topollçan, pesë në Tetovë, katër në Krushevë, tre në Gjevgjeli, dy në Shkup dhe nga një litër në Manastir dhe Strumicë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button