fbpx

RMV, Kuvendi duhet të bëjë ndryshime ligjore dhe të caktojë se kur duhet të fillojë viti shkollor

Qeveria e miratoi vendimin se si do të zhvillohet mësimi në vitin shkollor 2020/2021, a pritet që të caktohet edhe dita fillimin që varet prej funksionimit të Kuvendit. Shtëpia legjislative duhet që t’i miratojë ndryshimet ligjore për shkollim fillor dhe të mesëm, në pajtueshmëri me protokollet shëndetësore dhe me planin për mënyrën e realizimit të mësimit (online me dy përjashtime) dhe kohëzgjatjen e orëve të cilat do të jenë më të shkurtra për 10 minuta nga të rregulltat, njofton Portalb.mk.

Gjithashtu, duhet që të konstatohet edhe mënyra se si prindërit e fëmijëve deri në klasën e tretë, të cilët sipas vendimit, mësimin duhet ta ndjekin në bankat shkollore, do të deklarohen nëse duan që fëmijët e tyre të mësojnë onlajn dhe nëse do të ketë ndonjë kusht/arsye për arsyetimin e zgjedhjes së tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pardje në konferencë për shtyp tha se zgjedhja mundësohet pasi që familjet e disa fëmijëve kanë sëmundje kronike (prindër, gjyshër) të cilët janë në kategori të rrezikut në lidhje me virusin.

Gjithashtu, tani për tani janë të panjohura edhe kriteret të cilat shkollat do të munden të organizojnë mësim me prani fizike, a ajo vlen për shkollat me numër më të vogël të paraleleve, kryesisht në zonat rurale ku ka më pak popullsi. Kushti kryesor është gjendja stabile epidemiologjike, por që të organizojnë mësim klasik ata duhet që të marrin pajtueshmëri edhe nga ministritë resorë, gjegjësisht nga Qeveria.

Nxënësit të cilët do ta ndjekin mësimin në shkolla do të bartin maska mbrojtëse dhe do të ulen në largësi prej së paku 1.5 metra në klasë me më shumti 20 fëmijë. Arsimtari është i obliguar që të mos e lëshojë klasën, a që të mos ketë rrëmuja nëpër korridoret dhe hyrjet e shkollave, fillimi dhe fundi i orëve në paralele do të ketë dhjetë minuta dallim.

Sfida më e madhe do të jetë zbatimi i mësimit online, i cili përveç dy përjashtimeve, do të vlejë për të gjithë, të cilat orët do t’i ndjekin nëpërmjet e-platformave për komunikim me mësuesin.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi tha se vazhdon që të avancohet platforma Eduino.mk e cila funksionon për mësim onlajn që në mars dhe do të incizohen dhe ngarkohen video-leksione të reja me ta nga programi mësimor për tremujorin e parë të vitit shkollor Byroja për Zhvillim të Arsimit përpara një jave kumtoi se për arsimin fillor janë siguruar 60% e përmbajtjeve për shtator, për arsimin e mesëm të gjimnazit 50% dhe për shkollat e mesme profesionale 30%.

Byroja informoi se Eduino.mk do të ketë edhe funksionalitet të ri e-orar me të cilin të gjitha shkollat do t’u ndihmojnë që të hartojnë orar sipas mësimit nga distanca. Në shkolla u janë dërguar shkresa që ata t’i dërgojnë informatat e kërkuara dhe të hapen profile për çdo klasë të shkollave.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close