Ka humbur jetën një punëtor në minierën e TEC Manastir

Një punëtor 60-vjeçar i TEC Manastir ka humbur jetën gjatë një fatkeqësie derisa i ka kryer detyrat e rregullta të punës në minierën Suvodoll, kumtuan nga TEC Manastir, njofton Portalb.mk.

“Me keqardhje njoftojmë se mbrëmë, gjatë një fatkeqësie në minierën Suvodoll në TEC Manastir, gjatë punës me makinë ndërtimore, e ka humbur jetën punëtori V.K. (60). Gjatë fatkeqësisë, punëtori ka qenë i angazhuar në kryerjen e aktiviteteve të rregullta të punës. Shërbimet profesionale të TEC Manastir dhe organet kompetente janë në terren për pastrimin e rrethanave nën të cilat ka ndodhur fatkeqësia. Trupi do të dorëzohet në autopsi, pas së cilës do të dihen edhe arsyet e vdekjes së punëtorët”, thuhet në kumtesë.

Nga TEC njoftojnë se opinioni do të njoftohet për gjetjet pas kryerjes së veprimeve të parashikuara ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button