Zaev: Ju thash ministrave që të punojnë më shumë se 8 orë, nëse gabojnë para ligjit do të ketë përgjegjësi

Bisedimet rreth shpërndarjes së resorëve ende vazhdojnë. Dua të marrim vendime në pajtim me cilësinë e  kuadrove. Punën e parë që e thash dhe e kërkova nga ministrat e rinj është të punohet me zell. Do të respektoja punë dhe më shumë se tetë orë. Pres fokusim të plotë sepse na pret një periudhë e veçantë. Puna e dytë është ndershmëria dhe përgjegjësia, theksoi lideri i LSDM-së dhe kryeministër i ardhshëm, Zoran Zaevi i cili mbrëmë pas seancës së Këshillit Qendror i bëri të  ditur zgjedhjet kadrovike të  cilët do të jenë pjesë e qeverisë së re.

“Secili që do të gabojë para ligjit, nëse është Zaevi, dikush i njohur, ekspert apo jo, do të përgjigjet, por kjo nuk mjafton. Është i rëndësishëm edhe qëndrimi etik. Pres që kuadrot të ndërmarrin përgjegjësi gjithmonë. Kjo është porosia  – të kenë kujdes si punoni. Ndoshta po, sipas ligjit, por jo edhe aq etik. Këto dy parime duhet të respektohen plotësisht. Ashtu udhëhiqemi edhe në formimin e institucioneve”, potencoi Zaevi.

Në Qeverinë e re, në vend që 26 ministra, si deri më tani, do të ketë 19 ministra apo shtatë më pak.

Siç njoftoi lideri i LSDM-së dhe kryeministër i ardhshëm, Zoran Zaev pas përfundimit të mbledhjes, ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Oliver Spasovski, i Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa i Drejtësisë Bojan MarishiqBllagoj Boçvarski do të udhëheqë me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Jagoda Shahpaska me resorin e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa Irena Stefovska do të jetë ministre e re e Kulturës. Venko Filipçe mbetet ministër i Shëndetësisë, zëvendëskryeministrja Milla Carovska do të udhëheqë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa shefi i deritanishëm i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane. Fatmir Bytyqi do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, ndërsa Lupço Nikollovski do të jetë zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale do të kumtohet në mënyrë plotësuese.

Zaev theksoi se bëhet fjalë për kuadro profesionale, të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe të përkushtuar të cilët në mandatin e ri, të plotë katërvjeçar plotësisht do t’i realizojnë programin dhe parimet.

Prioritet i qeverisë së re, potencoi Zaev, do të jenë ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi jetësor dhe investimet në shëndetësi. Vazhdon implementimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe Prespën, si dhe Marrëveshjes Kornizë e Ohrit.

Paraprakisht, edhe BDI i kumtoi kandidatët e saj. Në krye të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik; Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë; Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratë sqaroi se nuk ka caktuar akoma emër.

Lëvizja Besa njoftoi se për ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka propozuar sekretarin e përgjithshëm Arjanit Hoxha. Gjithashtu, Lëvizja BESA do të përfaqësohet edhe me dy zëvendësministra në Qeveri. Për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës u propozua, prof.Arafat Shabani si dhe zëvendësministër i Kulturës, Sedat Sulejmani”.

Zaev e mori mandatin për përbërje të qeverisë së re të enjten javën e kaluar. Ia dorëzoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button