Çadikovski: Nëse nuk pushon dhuna kundër gazetarëve, dalim në protesta

Kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Çadikovski, në një intervistë ekskluzive për agjencinë “Meta”, flet për politikën e pandëshkrueshmërisë të dhunës kundër gazetarëve, ndikimit negativ të parasë publike ndaj mediave, për reformat në RTM, si dhe për jotransparencën e institucioneve.

META: Si e vlerësoni etikitimin dhe bojkotin e disa politikanëve ndaj gazetarëve dhe mediave?

ÇADIKOVSKI: në Maqedoni sikur është bëre praktikë politikanët të japin vlerësime për mediat dhe gazetarët. Kjo nuk është mirë, dhe përshkallëzohet çdoherë para dhe pas fushatave zgjedhore, kur nervoza në shoqëri është më fortë e pranishme. Çdoherë dënojmë këto paraqitje në përpjkeje t’i vetëdijësojmë politikanët se mediat nuk janë dhe nuk duhet të jenë objekt i observitimit të tyre, sepse kjo krijon tensione shtesë në shoqëri.

Politikanët janë njerëz që kanë shumë ithtarë dhe nëse vazhdon kjo praktikë, ajo më tutje mund të prodhojë kërcënime shtesë ose bile edhe sulme ndaj gazetarëve. Shembuj të ngjashëm patëm gjatë përiudhës së shkuar, mirë është kur ndaj vërejtjeve tona politkianët tërhiqen dhe i pranojnë ato.

Kemi vlerësuar dhe vlerësojmë se politikanët kanë përgjegjësi më të madhe, sepse janë fytyra publike dhe duhet të jenë më tolerantë ndaj kritikës. Nga ana tjetër, mediat kanë përgjegjësi të publikojnë informata të sakta, duke provuar mirë faktet, dhe kështu t’i hedhin poshtë kundërargumentet dhe perceptimin se shërbehen me të pavërteta për të realizuar qëllime politike. Prandaj dhe promovojmë sistemin e vetërregullimit, esnafi është ai që duhet të pastrojë radhët e veta, t’i ndajë profesionistët prej joprofesionistëve, ato që merren me gazetari përballë atyre që shpikin lajme.

META: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve nuk pushojnë, ndërsa të vjetrat nuk zbardhen. Çfarë duhet të ndërmeret për t’i dhënë fund politikës së pandëshkueshmërisë së dhunës kundër gazetarëve?

ÇADIKOVSKI: Duket mungesa e vetëdijës te njerëzit e parë të institucioneve që duhet t’i ndjekin dhunuesit e gazetarëve. Lëndët shpeshherë ngatërohen në prokurori ose në procese gjyqësore.

Përkundër kësaj, kur ekzistojnë kërcënime të caktuara ndaj politikanëve ato menjëherë procesuohen. Ky është arshin i dyfishtë, deri kur kështu? Kjo krijon mosbesim ndaj sistemit. Nuk ekzistojmë ne për politikanët, por politikanët ekzistojnë këtu për ne, qytetarët. Kështu, çdo gjë është vendosur kokë poshtë.

Nëse nuk ndërmerret diçka serioze në këtë plan, do të duhet problemin ta adresojmë ndryshe. Një gjë janë paralajmërimet publike dhe përpjekjet për të ndikuar, forma tjetër janë protestat. Po, gjendja me pandeminë e Covid-19 ndërlikojë situatën, por nëse nuk kemi zgjidhje tjetër për të treguar se sa e rëndësishme është kjo çështje për ne, do të duhet patjetër të kërkojmë forma tjera për të shprehur pakënaqësinë tonë.

Prokuroria është tërësisht e painteresuar për rastet kur gazetarët janë të prekur. Por, ne nuk jemi e keqe e domosdoshme, ne jemi të nevojshëm për të pasur një pushtet më të përgjgjshëm.

Mladen Çadikovski

Duhet të shkëputet lidhja mes politikës dhe mediave

META: Paratë publike me të madhe po kthehen në media. Përmes reklamës së paguar politike shuma të mëdha parash derdhen në media. A po kthehet praktika e vjetër prej kohës së Gruevskit për të blerë simpatinë e mediave me para publike?

ÇADIKOVSKI: Ekziston rrezik i madh paratë publike në mënyrë të heshtur të shëndrohen në përpjekje për finansimin e mediave. Kundër kësaj kemi qenë kur Gruevski ishte në pushtet, tani poashtu përsërisim se nuk është mirë që partitë të disponojnë me para publike, të cilat i plasojnë në media.

Dallim ka, ai qëndron aty se atëherë prej një qendre shpërndaheshin mejtet dhe krijonin një sistem të korruptuar në mesin e gazetarëve. Tani paratë shpërndahen prej disa qendrave, praktikisht prej disa partive të fuqishme.

Ato vendosin se ku dhe sa do të reklamojnë, kujt i japin para, cilit jo, ndërsa këtu qëndron rreziku të blihet simpatia e mediave.

Problem bëhet edhe më i ndërlikuar nëse dihet se edhe vetë pranorët e mediave, një pjesë e tyre, të mesuar prej kësaj praktike, duan të jenë pjesë e këtij sistemi, por kjo nuk ka të bëjë me gazetarinë, vetëm e pengon dhe e bënë të jetë e varur prej qendrave politike të pushtetit. Kjo lidhje patjetër të bie.

Esnafi i gazetarëve t’i refuzoi paratë publike në media

META: A do të kërkoni prej qeverisë së re të anulojë reklamimin e paguar politik gjatë fushatës zgjedhore?

ÇADIKOVSKI: Tashmë e kemi adresuar problemin. Kërkuam prej partive politike, pretendentë për formimin e qeverisë ardhshme të anulojnë reklamimin e paguar politik me para publike.

Kjo praktikë nuk është e mirë, të rralla janë shembujt ku funksionon kjo dhe do të kërkojmë që kjo të ndryshojë. Nuk janë të detyruar qytetarët, taksapaguesit t’ua paguajnë partive politike reklamimin në media dhe më këtë të ushtrojnë ndikim mbi ato.

Por, në të njejtën kohë, duhet të shikojmë edhe brenda rradhëve tona, midis redaktorëve dhe pronarëve, dhe qartë të porositim si esnaf se paratë e shtetit në media nuk na duhen.

Mladen Çadikovski

Nevojitet vullnet politik për reforma në RTM

META: Servisi radioviziv publik, Radio televizioni i Maqedonisë, kurrësesi të reformohet. Çfarë planifikoni të ndërmerrni si SHGM për të nxitur procesin e reformave në servsin publik?

ÇADIKOVSKI: RTM, këtë vazhdimisht e përsërisim, duhet të jetë themel dhe bartës i ndryshimeve në gazetari, por edhe të ndryshimeve në bashkësinë e mediave. Kaluan katër vite, nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim.

Parlamenti i ri duhet t’u jep hapësirë gazetarëve profesionist në RTM. Atje edhe tani ka kuadro të mira, por nevojitet përkushtm i plotë me reforma serioze në program, në programin informativ.

Tashmë kemi folur me një pjesë të partive politike dhe të gjitha deklarohen se pajtohen se duhet të ketë ndryshime. Por duhet vullnet i vërtet politik, si prej atyre që do të jenë në pushtet edhe prej atyre që do të jenë në opozitë, jo t’i ndajnë vendet në Këshillin programor, por të zgjedhin profesionist.

Për këtë problem dhe bllokadë të procesit sërish do t’i informojmë institucionet relevante ndërkombëtare. Nuk do të donim që kjo të ndikojë negativisht ndaj imazhit të vendit, por ne nuk kemi zgjdihje tjetër përveç se zëshëm të ngrejmë problemin.

Pa reforma në RTM nuk do të ketë lëvizje as në mediat private, ndërsa skena mediatike do jetë ashtu siç është tani – e kapur prej trysnive të vendosura gjatë dekadës së kaluar. Dëm më të madhë prej kësaj pësojnë profesionistët e gazetarisë.

Mladen Çadikovski

E rrezikshme është të gjithë gjyqtarët të zgjidhin lëndët për shpifje

META: Qeveria e kaluar edhepse premtoi të ndryshojë Ligjin për përgjegjësi qytetare për shpifje këtë premtim nuk e plotësojë. Cilat janë pritjet tuaja prej qeverisë së re lidhur me këtë çështje?

ÇADIKOVSKI: Ndryshimi i këtij ligji ishte obligim i kërkuar para disa vitesh prej Pribes, kur partitë bisedonin për të kapërcyer krizën e atëhershme politike dhe sa jemi të informuar prej Ministrisë së drejtësisë, ato punojnë një analizë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim.

Sipas nesh, ky ligj duhet të pësojë ndryshime të vogla, sepse ai i ka arritur qëllimin dhe tani për dallim prej të kaluarës më pak përdoret si instrument përtë ushtruar  trysni ndaj gazetarëve. Ato ndryshime duhet të jenë të drejtim të mbrojtjes shtesë të gazetarëve, sepse të njejtit janë më të ekspozuar për të shkelur këtë ligj për shkak të natyrës së profesionit, por edhe për mbrojtjen e vetë qytetarëve prej gazetarisë së papërgjegjshme në raste kur ekziston tendencë e hapur për të dëmtuar dikënd.

Neve më shumë na shqetëson zbatimi i këtij ligji sepse prej vitit të kaluar lëndët për shpifje dhe ofendim, kur është përfshirë si palë një gazetarë mund të shpërndahen te secili gjyqtar në Gjykatën qytetare. Deri në shtator të vitit 2019, kjo nuk ishte rast sepse vetëm një numër i vogël gjyqtarësh mirë të trajnuar lidhur me temën e lirisë së shprehjes kanë gjykuar për këtë çështje specifike. Vendimi të gjithë gjyqtarët të gjykojnë lëndët për shpifje dhe ofendim përmbanë në vete rrezik prej vendimeve të padrejta sepse ekziston dzshimi se një pjesë e gjyqtarëve nuk kanë njohuri të mjaftueshme për këtë çështje të lidhur me këtë të drejtë themelore të njeriut.

Një pjesë e mirë e institucioneve janë ende të mbyllura

META: Gazetarët hulumtues ankohen për jotransparencën e institucioneve. Si në të ardhmen mendoni ta adresoni këtë problem të gazetarëve?

ÇADIKOVSKI: Thuhet se problemet gjithnjë vijnë prej lartë. Te ne, ne vend problem nuk qëndron vetëm aty. Ai është te drejtorët e institucioneve, ministritë.

Qeveria e mëparshme pati përpjekje për ngritjen e transparencës, dhe këtë në nivel të disa ministrive dha rezultate të mira. Por, nuk dhanë gjithkund dhe çdoherë. Përkundrazi, mbyllja e një pjesë të mirë e institucioneve mbeti.

Ne nisëm një vazhdë takimesh me eshalonin e dytë dhe të tretë të institucioneve shtetërore për t’i hapur ndaj opinionit, ndaj gazetarëve. Nuk na duhet drejtorë të mbyllur nëpër zyra që shijojnë të mirat e pushtetit, por funksionarë llogaridhënës. Besoj se e dini se vështirë ecin punët, por do t’i nxjerrim prej zyrave, ky është një prej prioriteteve në periudhën e ardhshme.

Mendojmë të bëjmë një regjistër të institucioneve jotransparente duke anketuar gazetarët, që planifikojmë ta bëjmë. Kjo do të përfshijë edhe ministritë dhe agjencitë shtetërore, por edhe partitë politike.

Bisedoi: Naser Selmani

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button