BDI dhe LSDM i kumtuan përzgjedhjet kadrovike të përbërjes së re qeveritare

Pas pothuajse dy orë përfundoi mbledhja e sotme e Këshillit qendror të LSDM-së. Partia i definoi përzgjedhjet kadrovike të cilët do të jenë pjesë e qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi lideri i LSDM-së dhe kryeministër i ardhshëm, Zoran Zaev pas përfundimit të mbledhjes, ministër i Punëve të Brendshme do të jetë Oliver Spasovski, i Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa i Drejtësisë Bojan Marishiq. Bllagoj Boçvarski do të udhëheqë me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Jagoda Shahpaska me resorin e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa Irena Stefovska do të jetë ministre e re e Kulturës. Venko Filipçe mbetet ministër i Shëndetësisë, zëvendëskryeministrja Milla Carovska do të udhëheqë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa shefi i deritanishëm i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane. Fatmir Bytyqi do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, ndërsa Lupço Nikollovski do të jetë zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale do të kumtohet në mënyrë plotësuese.

Zaev theksoi se bëhet fjalë për kuadro profesionale, të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe të përkushtuar të cilët në mandatin e ri, të plotë katërvjeçarplotësisht do t’i realizojnë programin dhe parimet.

Në qeverinë e re, tha ai, në vend që 26, si deri më tani, do të ketë 19 ministri ose shtatë më pak.

Prioritet i qeverisë së re, potencoi zaev, do të jenë ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi jetësor dhe investimet në shëndetësi. Vazhdon implementimi i marrëveshjeve me Greqinë dhe Prespën, si dhe Marrëveshjes Kornizë e Ohrit.

Paraprakisht, edhe BDI i kumtoi kandidatët e saj. Në krye të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik; Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë; Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratë sqaroi se nuk ka caktuar akoma emër.

Lëvizja Besa njoftoi se për ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka propozuar sekretarin e përgjithshëm Arjanit Hoxha. Gjithashtu, Lëvizja BESA do të përfaqësohet edhe me dy zëvendësinistra në Qeveri. Për zëvendësinistër të Arsimit dhe Shkencës u propozua, prof.Arafat Shabani si dhe zëvendësinistër i Kulturës, Sedat Sulejmani”.

Zaev e mori mandatin për përbërje të qeverisë së re të enjten javën e kaluar. Ia dorëzoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button