Lëvizja Besa propozoi Hoxhën për ministër, ndërsa Shabanin dhe Sulejmanin për zëvendësministra

Lëvizja Besa sonte pasi mbajti Kuvendin Qendror, konfirmoi se ministër për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave do të propozohet sekretari general Arjanit Hoxha, transmeton Portalb.mk.

“Me miratim të Kuvendit Qendror, u vendos që Sekretari Gjeneral, Arjanit Hoxha të propozohet për Ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, njoftojnë nga Besa.

Gjithashtu LB-ja raportoi se në qeverinë e re do të ketë edhe dy zëvendësministra nga radhët e partisë.

“Lëvizja BESA do të përfaqësohet edhe me dy Zv/Ministra në Qeveri. Për zv/Ministër të Arsimit dhe Shkencës u propozua, prof.Arafat Shabani si dhe zv/Ministër i Kulturës, Sedat Sulejmani”, njoftojnë nga Besa.

Gjithashtu sot pas mbledhjes së strukturave partiake, edhe mandatari Zoran Zaev dhe partneri i koalicionit, Ali Ahmeti, kanë publikuar emrat e propozuar për ministra në qeverinë e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button