RMV, Përbërja e re e plotë qeveritare

Një ditë pasiqë  mandatari Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti publikuan marrëveshje për koalicion, u bënë të ditura edhe vendimet e personalizuara në përbërjen e re qeveritare, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Nga radhët e LSDM-së në qeverinë e re në pozicionet ministror do të jenë:

Lupço Nikollovski – zëvendëskryeministër

Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi

Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane

Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme

Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes

Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë

Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës

Boja Marishiq – ministër i Drejtësisë

Bllagoj Bçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve

Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale

Irena Stefoska – ministre e Kulturës

Partneri i koalicionit parazgjedhor të LSDM-së, partia Lëvizja Besa, e fiton resorin e Bujqësisë, të cilin do ta udhëheqë Arjanit Hoxha, ndërsa Goran Milevski nga PLD mbetet ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Nga radhët e BDI-së në qeverinë e re hyjnë:

Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Sistemit Politik

Fatmir Besimi – Ministër i Financave

Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme

Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë

Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit Jetësor

Nga BDI-ja njoftuan se Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të vendoset në mënyrë plotësuese. Siç mëson “360 Gradë”, kandidatja për këtë pozicion, Shiret Elezi, nuk kaloi sonte në Këshillin Qendror të BDI-së. Ajo deri më tani ka qenë zëvendësministre e Financave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button