Turqia shpëtoi 42 azilkërkues në Egje

Garda Bregdetare e Turqisë shpëtoi 42 azilkërkues të cilët u dërbuan mbrapa nga autoritetet bregdetare greke drejt ujërave turke në Detin Egje, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një ekip i gardës bregdetare u dërgua në rajon jashtë brigjeve të rrethit Kuşadası në provincën Aydın pas u mësua se azilkërkuesit ishin bllokuar në një gomone, thanë burimet në kushte anonimiteti.

Ata u sollën në brigjet turke me një barkë të Gardës Bregdetare të Turqisë para se të transferoheshin në zyrën provinciale të migracionit.

Turqia ka qenë pikë kryesore tranzitore për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Evropë për një jetë të re, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia strehon gati 4 milion sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button