Izraeli ka të vdekur me virusin korona, limoni dhe soda e bikarbonatit nuk e shërojnë atë

Në rrjetin social Facebook është ri-aktualizuar informata për shërimin e virusit me anë të limonit dhe sodës së bikarbonatit.  Kjo fotografi përmban dy gjëra të pasakta të cilat që nga muaji mars u zbardhën dhe u cilësuan si trillime nga shërbimi për verifikimin e fakteve në Maqedoninë e Veriut, Krithink si dhe nga shërbimi malazez për verifikimin e fakteve, Raskrinkavanje.me.

1. Izraeli ka të vdekur me virusin korona:
Që nga shpallja e pandemisë e deri më 18 gusht 2020, Izraeli ka 708 të vdekur dhe 96.409 të infektuar. Kjo informatë gjendet në matjen zyrtare të Universitetit Xhon Hopkins, që është matja më e besueshme në botë dhe që shifrat i merr nga të dhënat që shtetet ia japin Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

2.  Limoni dhe soda e bikarbonatit nuk e shërojnë COVID-19:
Pretendimet e këtilla, siç janë tani në këtë faqe në Facebook, janë përhapur më herët në Viber, ndërsa në mesazh pretendohet se është gjetur ilaç për virusin.

“Është gjetur ilaç për virusin COVID-19 ose mënyrë për eliminim e tij. Nga Izraeli vijnë informata se ky virus nuk ka shkaktuar vdekje atje. Receta është e thjeshtë – limon dhe sode buke. Përzini dhe pini si çaj të nxehtë çdo pasdite. Veprimi i limonit me sode buke të nxehtë menjëherë e vret virusin, e eliminon plotësisht atë nga trupi… Të gjithë në Izrael pinë një filxhan me ujë të valë me limon dhe pak sodë buke gjatë natës, sepse është vërtetuar se e vret virusin”, thuhet në mesazhin për “shpëtimin” e pretenduar nga virusi.

Shumë pasaktësi – lajm të rremë

Mirëpo, teksti është një përkthim i dezinformatës që më parë është përhapur në gjuhë të tjera, dhe përmban disa informacione të pasakta. Vdekja e parë në Izrael u regjistrua më 20 shkurt, ndërsa deri më 18 gusht kishte pothuajse 96409 të infektuar dhe 708 të vdekur. Organizata Botërore e Shëndetësisë kujton se nuk ka ilaç për koronavirusin, por megjithatë ende plasohen mitet e vjetra.

Raskrinkavanje.me kujton diçka për të cilën është shkruar tashmë – se “megjithëse disa punime të hershme shkencore e kanë sugjeruar vitaminën C si ilaç për ftohje, megjithatë akoma nuk ka ndonjë studim shkencor modern që do t’i mbështesë pretendimet në lidhje me aftësinë e vitaminës C për të vrarë virusin ose për ta parandaluar shumimin dhe përhapjen e tij. Po ashtu, pretendimi nga dekadat e para të shekullit të 20-të, se alkalizimi i trupit ndihmon, është i vërtetë, por vetëm në disa rrethana mjekësore dhe se soda e bukës dhe limoni nuk mund ta vrasin koronavirusin”, thuhet në tekstin që e analizon këtë të lajm të rremë.

Për këshilla mjekësore, duhet konsultuar Organizata Botërore e Shëndetit, UNICEF-i si dhe institucionet shtetërore: Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetësisë Publike që shpjegojnë informacione të shumta për koronavirusin, prandaj duhet të drejtohemi te institucionet shtetërore a globale shëndetësore dhe mos të lejojmë veten të mashtrohemi nga dezinformatat që qarkullojnë nëpër medie sociale, pavarësisht se kush i shpërndan ato. Pra, për pandeminë e koronavirusit ende nuk është gjetur vaksina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button