Takim i liderëve të partive nga koalicioni “Mundemi”, është dakorduar që Besa të udhëheq me dikasterin e Bujqësisë

Lëvizja Besa do të udhëheqë me dikasterin e Bujqësisë por se kush do të jetë ministër do të dihet pas mbledhjes së sontme të Këshillit Qendror të partisë, transmeton MIA.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Besës, Bilall Kasami pas mbledhjes së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me njerëzit e parë të partive të tjera nga koalicioni “Mundemi”, që u mbajt sot pasdite në selinë e Lidhjes Socialdemokrate. Siç deklaroi Kasami, Besa do të jetë pjesë edhe e eshalonëve të tjerë të pushtetit dhe do të ketë zëvendësministra dhe drejtorë të institucioneve.

“Lëvizja Besa do të ketë rol të rëndësishëm në shumicën qeverisë. Do të udhëheqim me dikasterin e Bujqësisë dhe sigurisht edhe në eshalonët tjerë të pushtetit do të kemi rol të rëndësishëm, në pjesën e zëvendësministrave dhe drejtorëve të institucioneve të rëndësishme. Ky do të jetë përfitim për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë të tyre partiake ose përkatësisë tjetër. Të gjithë funksionarët e Besës do të jenë në shërbim të tyre”, tha Kasami.

Ai paralajmëroi se prej orës 19 sonte do të ketë mbledhje të Këshillit Qendror të partisë, në të cilën mes tjerash, do të vendoset edhe kush do të jetë ministër i Bujqësisë.

“Ende nuk mund të them se kush do të jetë ministër. Pas mbledhjes së Këshillit Qendror do ta kemi edhe atë informacion”, shtoi Kasami.

Kryetarja e PEPR, Samka Ibraimovski, tha se me përbërjen në qeverinë e re partia e saj do ta humbë edhe atë që e kishte.

“Atë që e kemi po e humbim – ministrin pa dikaster për Zbatim dhe Strategji të Romëve. Ku ishte pikënisja nuk morëm numër të mjaftueshëm të votave. Sipas parimit të qeverisë së re, nëse hyn një femër, duhet të hyjë femër nga lista sepse në nenin e Kodit Zgjedhor duhet të hyjë e 11-ta, e jo e nënta, Kozarov. Nuk e di se cili kombinim do të bëhej që unë të bëhem deputete ose Kozarov”, deklaroi Ibarhimovski pas takimit në LSDM.

Në orën 20 sonte duhet të fillojë mbledhja e Bordit Qendror të LSDM-së në të cilën, siç konfirmoi edhe zëdhënësja e partisë Bogdana Kuzeska, do të sillen vendimet për vendimet kadrovike.

Gjithashtu, edhe Udhëheqësia Qendrore e BDI-së kishte mbledhje në Tetovë, nga e cila u konfirmuan pozitat e funksionarëve.

Në krye të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik; Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi, ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë; Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratë sqaroi se nuk ka caktuar akoma emër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button