Filloi pagesa nga “TVSH-ja Ime” për muajin prill, maj dhe qershor

Nina Angellovska, ministrja e financave njoftoi se ka filluar shpërndarja e kthimit të TVSH-së për qytetarët që kanë skanuar kupona fiskal gjatë dymujorshit të dytë të vitit, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani në xhirollogaritë e 140 mijë qytetarëve janë shpërndarë mbi 167 milionë denarë, ose 2.7 milionë euro”, raportoi Angellovska.

Ministrja sqaroi se në këtë tremujor ka 25 mijë qytetarë më shumë që kanë skanuar kupona fiskal.

“Janë skanuar 21.5 milionë kupona fiskal, ose për 80% më shumë në krahasim me mesataren e muajve të kaluar”, njoftoi Angellovska në lidhje me muajin korrik.

Ajo përkujtoi rëndësinë e projektit “TVSH-ja Ime”, si luftimi i ekonomisë së egër, kthimi i TVSH-së dhe mundësia për të fituar në lojën shpërblyese “Shpërblimi Im”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button