Paratici drejt Londrës me misionin për të sjellë një sulmues te Juve

Njeriu i merkatos te Juventusi, Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Londrës, me misionin për të bërë të mundur transferimin në Torino të sulmuesit meksikan të Wolverhampton, Raul Jimenez, transmeton SS.

Ky i fundit ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në kampionatin anglez dhe duket se drejtuesit e klubit bardhezi e kanë zgjedhur si profilin ideal për të zëvendësuar Gonzalo Higuain dhe për të luajtur në qendër të sulmit.

Paratici pritet t takohet me homologët e tij anglezë, ku do të provojë që të mbyllë marrëveshjen pa shpenzuar asnjë para, por duke përfshirë në këmbim një nga emrat e shumtë si Alex Sandro, Douglas Costa, Aron Ramsey, Daniele Rugano apo Romero, futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit bardhezi.

Sulmuesi 29-vjeçar meksikan e ka nisur karrierën te Club America në Meksikë për t’u transferuar më pas te Atletico e Madridit, ku luajti 27 ndeshje në sezon, por shënoi vetëm një gol. Më pas Jimenez u transferua te Benfica, ku shënoi 31 gola në 120 ndeshje para se t’u bashkohej ”ujqërve” me të cilët numëron 44 gola në 99 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button