Ku po na shpie heshtja e atdheut?

Atdheu ti fal të gjitha: zotin, emrin dhe të ardhmen.

Në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare (dhe jo vetëm) çështja kryesore kishte të bënte me himnizimin e vendit (atdheut) dhe ngritjen në piedestal të femrës shqiptare, fryma e së cilës përpos që u përkushtohej punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve (nën urdhra të kanunit), nuk merrej parasysh në aspektet tjera. Kjo lëvizje, pra, Rilindja Kombëtare ndër të tjera na mësoi se vendi ynë ishte i bukur dhe i pamposhtur edhe atëherë kur mbi të drizat lëshonin rrënjë dhe këmba e armikut sa vinte e po e mbyste. Edhe atëherë kur ne kishim harruar si është zëri i zogut dhe hareja e luleve të pranverës, ngase egoja e çmendur e armikut përpos vendit, të heshtura kishte bërë edhe ndjenjat/ëndrrat tona. Por, ajo që na shpëtoi dhe na tregoi një arsye shprese ishte pa mposhtja e tokës nënë, e atdheut tonë që rrodhi gjak, por që, sërish i mbeti jetë e frymë.

Sot, kur në çdo anë shohim të mira dhe jeta e secilit prej nesh rrjedh ashtu siç duam, pa pasur mbi kokë dikë që na cenon lirinë, që na urdhëron të thahemi” ose na ndalon të mos flasim kur sheh se po e thumbojmë të njëjtin, çështje dhe problem shqetësues është braktisja e atdheut dhe heshtja e tij e vazhdueshme (Duke pritur të shpërthejë një ditë). Çështje së cilës na vjen mirë tia kujtojmë kryefjalën/moton vetëm kur vijnë festat e nëntorit dhe ne “ndizemi papriturpër të treguar se në një të kaluar kemi luftuar për atdheun dhe sa sot e duam të njëjtin. Por a mjafton me kaq dhe si të njëjtën e shihnin shkrimtarët tanë të mëdhenj, e thonë qartë veprat e tyre letrare, faqet e së cilave kanë erë trualli, erë nëne dhe plot dëshira për të ardhmen e shqiptarëve, por mbi të gjitha kanë një qëllim: TË MBROHET ATDHEU NGA THUNDRRA E ARMIKUT!

Për heshtjen e atdheut nuk mund të flasim sikur ajo po ndodh vetëm në kohën tonë, ngase në këtë mënyrë do të mohojmë pa dashje të kaluarën, sepse edhe në atë kohë ai bënte të njëjtën gjë, kishte të njëjtën heshtje, por ajo që e dallon dhe e vë njëqind hapa përpara kohës sonë është ngritja intelektuale dhe vetëdijesimi i shqiptarit të asaj kohe, për dallim nga ne. Nëse sot themi se kjo heshtje është e papranuar (së paku për ne që e kuptojmë) dhe se të njëjtën duhet ta ndryshojmë, por nuk bëjmë asnjë hap për këtë (duke u penguar/ndaluar nga të tjerët që synojnë copëtimin e tokës sonë), dikur ky atdhe kishte mbrojtës sypatrembur edhe kur të njëjtët ishin larg (kujtojmë shqiptarët e shpërndarë anekënd botës pas valëve të mëdha të shpërnguljeve).

Se si ky atdhe mbrohej dhe dashurohej me gjithë shpirt mjafton të lexojmë vepra të cilat do të na e pohojnë të njëjtën. Por, shtrohen pyetjet: Çfarë do të lexohet në të ardhmen? Sa ne do të jemi pjesë e atyre shkrimeve? Sa dhe si do të paraqitet kontributi ynë për atdheun? Apo mos vallë kjo heshtje do të zgjatet e do të stërzgjatet duke filluar që nga koha jonë? Sepse ne pothuajse jemi mësuar me këtë e nuk bëjmë asgjë veçse po e braktisim një tokë, një atdhe të cilin e kemi amanet e me vetëdije po ia japim armikut”. Sot kur fshatra e qytete i zbrazim dhe marrim rrugët e botës, pa mos mundur të gjejmë askund erën e atdheut dhe qetësinë e natës, nuk besojmë se do të bëhemi pjesë e asaj historie që është e ndritur me emra të mëdhenj e atdhedashës.

Nëse për gjithçka tjetër mund të heqim dorë e të mos e bëjmë, të njëjtën së paku nuk duhet ta bëjmë për çështjen kombëtare dhe mbrojtjen e atdheut, sepse heshtja e tij nuk do na shpie askund tjetër pos në një greminë/humnerë brenda së cilës nuk do njohim vetën, tjetrin, të djeshmen dhe asgjë që na karakterizon neve si popull. Nëse gjithçka që synojmë është një jetë e qetë me një punë të ndershme, këtë mund ta realizojmë edhe në këtë vend (së paku le ti hedhim sytë tek ata që ia kanë dalë të jenë këtu) e jo të përfundojmë atje ku fryma jonë paguhet simbolikisht veçse bën punën e dikujt që i ka të siguruara të gjitha të mirat e punët më të ulëta i lë në duart tona, sepse ai është në atdhe të vet dhe nga i njëjti merr frytet më të ëmbla.

Lidhja e njeriut me atdheun është një ndër lidhjet më të forta me të cilën mund të paraqitet një njeri qoftë në jetën reale, qoftë në atë artistike përmes një personazhi të caktuar, lidhje nga e cila kuptojmë shumëçka, bile-bile edhe besimin në zot. Por se në çpikë e vë Qosja, shkrimtari i letërsisë bashkëkohore shqipe këtë lidhje dhe me çfarë e krahason ai, po e japim dialogun e mëposhtëm të huazuar nga romani i tij “Nata është dita jonëpër ta bërë edhe më të qartë atë që u theksua në fillim, se në atdhe ke edhe zotin:

“A besoni në Zot, Zoti Budin!

Herë po e herë jo.

Kur besoni?

Kur jam në Atdhe.

Pse besoni kur jeni në Atdhe?

Sepse këtu e di për çka ti lutem edhe kur mund të mos i ketë dëgjuar lutjet e mia.

Vetëm për këtë arsye?

Jo.

Edhe për cilën arsye tjetër?

Edhe për arsyen se në Atdhe spres ndihmë prej kurrkujt përpos prej Zotit.

Kur sbesoni?

Kur s’jam në Atdhe.

Pse sbesoni kur sjeni në Atdhe?

Sepse kur mbetem pa Atdhe vetvetiu mbetem pa Zot.

Çfarë lidhje kanë Atdheu e Zoti?

Atë lidhje që kanë babai dhe i biri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button