Kosovë, 9 viktima dhe 162 raste të reja me koronavirus

Kosovës të mërkurën i janë​ shtuar 162 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 470 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe nëntë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 425.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,739.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,848 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në po të njëjtën ditë se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 533 pacientë.

Prej tyre, 409 janë të prekur me koronavirus.

Në mesin e pacientëve të shtrirë, 21 janë në respiratorë, 26 po trajtohen me makinat e frymëmarrjes (CPAP), derisa 348 të tjerë me oksigjenoterapi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button