fbpx

Ohër, padi penale për këshilltarin e BDI-së Nefi Useinin dhe vëllain e tij, policia po i kërkon

Policia ka dorëzuar padi penale për këshilltarin e BDI-së në Komunën e Ohrit, nefi Useini dhe kundër vëllait të tij, në lidhje me incidentin e djeshëm që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër, njofton Portalb.mk.

Sipas kumtesës së SPB – Ohër, bëhet fjalë për Useinin dhe vëllain e tij 48-vjeçar, Ibraimi, të dyshuar për veprën penale “dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia me urdhër të prokurorit publik ka kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve, a informojnë se po zbatohen masa për gjetjen e tyre dhe pastrimin e plotë të rastit.

Personi S.T. nga Ohri, dje ka paraqitur në Polici se ndaj tij është kryer sulm fizik, por edhe është kërcënuar bashkë me djalin e tij të mitur me armë zjarri nga ana e Useinit dhe disa persona tjerë.

Nefi Useini është njeriu i parë i BDI-së në Ohër. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dje për rastin përpara mediave tha se këto çështje nuk mundet t’i zgjidh në parti, por për këtë duhet të kujdesen organet e rendit, gjegjësisht Prokuroria dhe Policia. Padi penale kundër Useinit janë dorëzuar edhe në të kaluarën për disa raste të dhunës, sulmeve fizike dhe uzurpim të hapësirës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close