fbpx

AZGJ-ja me Doracak do t’i udhëzojë nëpunësit administrativ se si t’i shkruajnë shkresat zyrtare

Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës në Shkup u promovua Doracaku i nëpunësve administrativë, lidhur me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Para të pranishmëve foli drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, i cili theksoi se qëllimi i këtij doracaku është që t’i orientojë dhe t’jua lehtësojë punën nëpunësve administrativë në institucionet shtetërore.

Në vazhdim foli edhe Ajtene Qamili, njëra nga përpilueset e doracakut, e cila u ndal në udhëzimet praktike se si duhet të shkruhen shkresat zyrtare. Disa fjalë i tha edhe profesori Bashkim Selmani, po ashtu njëri nga përpiluesit e doracakut, duke theksuar se tani gjuha shqipe e ka një adresë institucionale, e kjo është AZGJ-ja, e cila ka përgatitur këtë doracak.

Ky doracak është hartuar kryekëput duke u mbështetur në Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve, ku përcaktohet qartë se cilat janë gjuhët zyrtare në RMV, cila është e drejta individuale e nëpunësve për të komunikuar me anë të tyre, cilat janë detyrimet që duhet t’i kryejnë ata etj. Brenda tij janë dhënë edhe të gjitha format e nevojshme që u nevojiten atyre në rrafshin e komunikimit administrativ: si shkruhet një lutje, një kërkesë, një njoftim, një procesverbal, një ftesë, një kontratë, një ankesë etj.

Në përpilimin e këtij doracaku kanë marrë pjesë: gjuhëtarë, mësimdhënës, punonjës shkencorë nga vendi dhe nga jashtë, duke shpresuar se nëpunësve administrativë  do t’ju bëhet ndihmës kryesor në punën e përditshme të tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close