fbpx

Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup, tani në tri gjuhë

Qyteti i Shkupit e ka rregulluar pllakën përkujtimore të Nënë Terezës në qendër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin Maqedonia, pasi që me vendosjen e parkut, u pamundësua qasja e njerëzve që për së afërmi ta vizitojnë apo të vendosin lule, për çka Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), disa herë doli me kërkesë që të zgjidhet çështja. Për dallim prej të vjetrës, pllaka e re përkujtimore është në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. njofton Portalb.mk.

“Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup, me zgjidhje të re dinjitoze. Qasje deri te pllaka e re në Sheshin Maqedonia”, shkruajti në Facebook kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai publikoi edhe disa fotografi nga fondamenti i ri i vendosur, ndërkaq komentuesit janë të ndarë në lidhje me këtë çështje. Derisa disa e urojnë për punën e kryer, disa të tjerë e kritikojnë duke i thënë “mjaft më me përmendore për Nënë Terezën”.

ITSHKSH, vlerësonte se me ndryshimet e bëra në Sheshin Maqedonia, janë mbuluar gjurmët e shtëpisë së Nënës Terezë, ndërsa me parkun e vendosur para pllakës përkujtimore praktikisht është mbyllur rruga që të vendosen lule edhe te pllaka. Departamenti i ITSHKSH-së për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, ka shprehur indinjatë dhe habi të thellë për këtë veprim të papërgjegjshëm të Qytetit të Shkupit.

“Në kohën që gjithë bota mburret me emrin dhe veprën e Nënës Terezë dhe ajo është bërë identiteti dhe letërnjoftimi i vendit tonë, të mbulohen gjurmët e shtëpisë së saj dhe të pengohet mundësia e vendosjes së luleve në pllakën përkujtimore nuk ka si lexohet ndryshe, pos si një veprim i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm për qytetin tonë, por edhe për gjithë vendin tonë”, deklaruan nga ITSHKSH.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close