Zaev: KRRE s’duhet të shfuqizohet, në rritjen e çmimit të rrymës ka ndikuar korona

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në konferencën e djeshme për shtyp bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin e shpallën marrëveshjen e re për formimin e qeverisë, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske deklaroi se nuk pajtohet që të shfuqizohet Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE), i cili vendosi që ta shtrenjtojë rrymën për nivel rekord prej 7,42%, njofton Portalb.mk.

“Unë i pashë të gjitha argumentet dhe sqarimet e KRRE-së dhe mendoj se Parlamenti i Maqedonisë nuk duhet ta shkarkojë”, theksoi ai.

Kryetari i LSDM-së tha se KRRE është trup i pavarur, i cili i analizon propozimet e prodhuesve, shpërndarësve dhe furnizuesve direkt të rrymës. Në këtë rast, sipas Zaevit, ndaj vendimit ka ndikuar edhe epidemia e virusit korona.

“KRRE është trup i pavarur rregullator dhe vendimet i merr me argumentime të çmimit të prodhuesit të rrymës (ESM), sistemit shpërndarës (MEPSO) dhe EVN. Në pjesën e vendimit të ri, çmimi i pjesëmarrjes së EVN-së në rrymë është ulur për 1,10%, është rritur çmimi i rrymës me kërkesë të ESM-së dhe MEPSO-s, e cila kërkonte 80% rritje. Ajo ka të bëjë me pasojat e korona krizës dhe gjendjes jo të favorshme me hidro akumulimet. Disa vlerësojnë se të punësuarit janë arsye për rritjen e çmimit. Por ata njerëz punojnë atje në prodhimtari dhe shpërndarje”, tha lideri i LSDM-së.

Zaev tha se në vend çmimet e rrymës janë një prej më të lirave në rajon.

“Nëse bëni krahasim të rrymës me pagat mesatare në shtet, gjithashtu do të shihni se në krahasim me të gjitha vendet tjera ne jemi pak në nivel më të ulët”, theksoi Zaev.

Vendimi i Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike është skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët  se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar.

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Mijëra banorë në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Gostivar, Dibër e Këçovë javën e kaluar dolën në protestë për të dytë herë për të shprehur revoltën e tyre.

LEXO: Sindikatat me kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimit të rrymës në RMV, nëse nuk rriten edhe pagat në protesta e greva

Për dallim prej Maqedonisë së Veriut, e cila në mes të krizës e shtrenjtoi rrymën, disa prej vendeve më të zhvilluara evropiane krijuan lehtësime për qytetarët e tyre në këtë kohë pandemie.

  • Spanja gjatë kohës së krizës ka siguruar qasje të garantuar në rrymë elektrike, ujë dhe gaz për të varfrit, madje edhe nëse nuk i paguajnë faturat.
  • Italia i ka suspenduar faturat për rrymë, gaz, ujë dhe mbeturina për dy muaj.
  • Belgjika u ka dhënë amvisërive deri në 100 euro për faturat e ujit dhe 75 euro për faturat e gazit.
  • Sllovenia e uli çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë për 20%.

Lexo më shumë:

LEXO: RMV, Rritja e çmimit të energjisë elektrike, temë e takimit mes kryetarëve të LSM-së dhe KRRE-së
LEXO: OEMVP: Rritja e çmimit të rrymës i rëndon bizneset dhe qytetarët, duhet të eliminohet
LEXO: RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike
LEXO: Sa mund të krahasohen çmimet e energjisë elektrike dhe pagat mesatare në vendet evropiane?
LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
LEXO:Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
LEXO: Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
LEXO: Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button