fbpx

Uji në Pallçisht të Poshtëm, ashtu sikur vite me radhë, vazhdon të jetë jo i pijshëm tregojnë rezultatet më të reja

Problemi i ujit të pijshëm në vendbanimin Pallçisht të Poshtëm të Komunës së Bogovinës vazhdon t’i shqetësojë banorët. Rezultatet e reja tregojnë se uji ende vazhdon të jetë jo i pijshëm. Ky rezultat është i njëjtë vite me radhë, këtë gjë e theksuan para një muaji nga Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Ujësjellësve  për Portalb.

Rezultate e analizave të ujit të vendbanimit Pallçisht të Poshtëm.
Rezultate e analizave të ujit të vendbanimit Pallçisht të Poshtëm.

Me datë 27.07.2020 është marrë mostër e ujit të këtij vendbanimi, ndërkaq rezultatet kanë qenë gati me datë 04.08.2020. Sipas analizave të bëra nga Qendra  e Shëndetit Publik uji vazhdon të mos jetë i pijshëm.

Edhe pse nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për projektin e dorëzuar që nga viti 2019 për Portalb para një muaji thanë se menjëherë pas zgjedhjeve o ta bëjnë prokurimin publik për realizimin e këtij tenderi. Ndërkaq, ende nuk ka një zgjidhje.

Pavarësisht arsyeve dhe premtimeve, banorët e këtij fshati vazhdojnë të përballen me problemin e furnizimit të ujit të pijshëm. Banorët vazhdimisht janë në kërkim të një zgjidhjeje që më herët u kërkua edhe nëpërmjet protestave për çështjen e ujit. Protestat i organizuan banorët që kërkonin mirëmbajtje të sistemit të ujësjellësit nga Komuna, por, një zgjidhje e tillë nuk është gjetur ende.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close