Këto janë emrat që përfliten se do të bëhen ministra në qeverinë e re të udhëhequr nga Zaev

Pas arritjes së marrëveshjes për formimin e Qeverisë, nëpër emra qarkullojnë emrat e ministrave të cilat do t’i kenë LSDM dhe BDI, por të njëjtat duhet që të konfirmohen sonte, transmeton Portalb.mk.

Sipas gazetës KOHA, BDI-ja do t’i ketë këto ministra:

  • Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik
  • Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme
  • Fatmir Besimi, ministër i Financave
  • Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë
  • Naser Nuredini, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • BDI do të udhëheqë gjithashtu edhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike, por ende nuk dihet se kush.
  • BDI, gjithashtu në 100 ditësishin e fundit të mandatit do të propozojë edhe kryeministër, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nëse do të jetë kandidati i fushatës zgjedhore, Naser Zyberi, apo dikush tjetër.
  • Talat Xhaferi, do të jetë kryetar i Kuvendit edhe për një mandat.

Nga ana tjetër, sot portali Plusinfo informoi se ministrat nga radhët e LSDM-së do të jenë:

  • Zoran Zaev, kryeministër
  • Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
  • Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme
  • Lupço Nikollovski, ministër i Mbrojtjes
  • Radmilla Shekerinska, ministre e Arsimit
  • Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale
  • Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër i Eurointegrimeve
  • LSDM do ta ketë gjithashtu edhe ministrin e Drejtësisë, por ende nuk dihet se kush do të jetë.

Jo-zyrtarisht, me Ministrinë e Bujqësisë do të udhëheqë Lëzija BESA, ndërkaq përflitet se Arjanit Hoxha do të jetë ministër.

Partitë gjithashtu pritet t’i publikojnë edhe emrat e zëvendësministrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button