Përfundoi puçi në Mali, presidenti Keita dha dorëheqje: Nuk dua gjak

Presidenti i Malit, Ibrahim Bubakar Keita dha dorëheqje pasi u arrestua nga ushtarët e rebeluar, lajmëroi televizioni shtetëror.

Gjatë fjalimit televiziv, Keita tha se do ta shpërndajë Qeverinë dhe Parlamentin, transmetoi Bi-Bi-Si.

“Nuk dua gjakderdhje që të qëndruar në pushtet”, tha ai, transmeton MIA.

Keita iu drejtua kombit disa orë pasi ai dhe kryeministri Bubu Sise ishin dërguar në bazën ushtarake në afërsi të Bamakos, duke shkaktuar dënim nga forcat rajonale dhe Franca.

“Nëse sot, elemente të caktuara të forcave tona të armatosura dëshiroj kjo të përfundojë me ndërhyrjen e tyre, thjesht a kam ndonjë zgjidhje?, pyet Keita nga baza ushtarake, afër kryeqytetit Bamako, i cili ishte arrestuar në ditë më parë.

Mediat britanike theksojnë se nuk mund të konfirmohet autenticiteti i regjistrimit.

Presidenti dhe kryeministri u arrestuan në Bamako nga  anëtarë renegatë të forcave të armatosura, bëri të ditur paraprakisht përfaqësuesi i Unionit Afrikan, Musa Faki Mahamat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button