Remitanca, ndikimi i saj në marrëdhëniet familjare të shek.XXI

Domethënia ekonomike e remitancave shkon përtej asaj që sugjerojnë statistikat zyrtare të bilancit të pagesave, si për vendet dërguese ashtu edhe për ato pranuese. Kuptimi ekonomik i dërgesave të emigrantëve është transferimi i “të ardhurave dhe pasurisë” monetare ose në natyrë – nga emigranti në vendlindjen e tij. Transfertat e të ardhurave në formë monetare rrisin drejtpërdrejt sasinë e valutës në vendin e origjinës së emigrantëve, ndërkohë që transfertat në natyrë ndikojnë në shtimin e kursimit në vendin pritës të emigrantit. Kapitali i mërgatës ndikon në ruajtjen e stabilitetit social dhe uljen e varfërisë në shumë shtete të cilat janë në zhvillim e sipër por kjo vlen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dijetarë dhe ekspert të lëmisë përkatëse vlerësojnë se në të ardhmen shteti duhet të llogarisë më seriozisht edhe investimet e diasporës me çka do të krijohen kushte dhe hapsira të reja të punës, pa dyshim që  do të bartin efekte në mirëqenie sociale për një pjesë të popullsisë. 

Si në shumë vende të Ballkanit, edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut remitanca luan rol në stabilitetin ekonomik të vendit.

Dukuria social-ekonomike e emigrimit të punës është fakt në jetën e përditshme të shqiptarëve. Gjithkush nga ne ka një të afërm ose të njohur që punon dhe jeton jashtë vendit. Ngushtësisht të lidhura me emigracionin janë remitancat – para apo të mira të dërguara nga emigrantët pranë familjarëve të tyre në atdhe. Kemi shembuj dhe raste konkrete ku sukseset e aritura jasht vendit vendosin që ti investojnë në vendlindjet e tyre me çka krijohen kushte të reja për marëdhënie pune qofshin ato të për një kohë të caktuar ose të pacaktuar. Jemi dëshmitar të faktit se edhe bizneset e Maqedonisë Perëndimore janë të varura nga remitanca, por duhet theksuar se rrethanat e reja të cilat po manifestohen nëpër të gjithë Europën me pandeminë Covid-19 po izolojnë emigrantët për të ardhur nëpër vendet tyre me çka kemi remitanca më të vogla. Dukuria e periudhës së fundit po e dërgon vendin tonë drejt një pasigurie ekonomike. Kjo pasiguri ekonomike po i dërgon drejt një krize edhe marrëdhëniet familjare dhe drejt një pasigurie që do ti thellon krizat ekonomike, sociale ne familje. Ne ditët e vitit 2020 në qoftë se nuk kemi mirëqenie ekonomike, nuk mund të kemi as mirëqenie sociale pasi që tani më ata janë të gërshetuar  me njëra tjetrën. Politikat e drejta  ekonomike e të gjithë shteteve të Ballkanit tani duhet orientuar në thithjen e ndonjë investimi të huaj me cka zinxhiri i mirëqnieve do të jetë në nivel të pritur nga ana e qytetarëve. Kriza Globale shëndetësore po i godet të gjitha pikat, gjë e cila shum biznese dhe puntor po i dërgon drejt “bankrotimit” apo “penzionimit” të parakohshëm, me çka remitanca si në aspekt ekonomik e familjar do të luan rol kyç. Duke shpresuar se nga këto pësime do të mësojmë dhe gjithçka do të vije në normale…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button