Rastet me COVID-19 në mbarë botën tejkaluan shifrën 22 milionë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 22 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 22.050.472 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer“, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.612.027 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.363.235), India (2.701.604), Rusia (927.745), Afrika e Jugut (589.886), Peru (541.493), Meksika (525.733), Kolumbia (476.660), Kili (387.502), Spanja (382.142), Irani (345.450), Britania (319.197), Arabia Saudite (299.914), Argjentina (299.126), Pakistani (289 832), Bangladeshi (279.144) dhe Italia (254.235).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 250.542.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (226. 686), Franca (219.029), Iraku (180.133), Filipinet (164.474), Indonezia (141.370), Kanadaja (122.872), Katari (115.368), Kazakistani (103.300), Ekuadori (101.751) dhe Bolivia (101.223).

Pas shfaqjes për herë të parë në WuhanKinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 777.459 persona. Ndërkaq, rreth 14,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button