Ministri rus i Energjisë pozitiv ndaj COVID-19

Ministri rus i Energjisë Aleksander Novak ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, njoftoi sot kryeministri i këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim në qytetin Blagoveshchensk në Lindjen e Largët ruse, Mikhail Mishustin tha se Novak erdhi me të për t’u bashkuar në takim por u largua për në Moskë pasi mori rezultatin pozitiv.

“Le t’i urojmë atij rikuperim të plotë. Ai arriti për takimin, por, në të vërtetë, u nis për në Moskë pa marrë pjesë. Zoti i dhëntë shëndet”, tha Mishustin.

Novak, i cili është asimptomatik, vazhdon të kryejë detyrat e tij nga distanca dhe do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të OPEC + të mërkurën përmes një video-lidhjeje.

Vetë kryeministri Mishustin ishte anëtari i parë i qeverisë ruse që u infektua me COVID-19 në fund të muajit prill. Tre ministra të tjerë, ministrja e Kulturës Olga Lybimova, ministri i Arsimit Valery Falkov, ministri i Ndërtimit Vladimir Yakushev dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjithashtu u infektuan me virusin dhe u trajtuan me sukses.

Rastet e koronavirusit në Rusi kanë arritur në mbi 930 mijë raste dhe virusi ka marrë jetën e më shumë se 15.800 njerëzve, ndërsa mbi 742 mijë janë shëruar nga virusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button