fbpx

Stoltenberg: Dialogu në Bruksel, mënyra e vetme për zgjidhje të qëndrueshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mirëpret përparimin në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian “si mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme”, shkruan REL.

Stoltenberg, përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për çështjen e dialogut dhe rëndësinë e misionit të NATO-s, KFOR, për ruajtjen e sigurisë dhe luftimin e pandemisë së COVID-19Kosovë.

Ndërsa, përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit të Kosovës, thuhet se Hoti e ka vlerësuar punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), i cili që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

“Sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate”, thuhet në njoftimin nga zyra e kryeministrit Hoti.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur më 16 korrik në Bruksel. Ky proces, që ndërmjetësohet nga pala evropiane, ka nisur më 2011. Ai ishte bllokuar nga nëntori i vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës patën vënë taksë në mallrat serbe.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close