Mali i Zi e shtyu fillimin e vitit shkollor

Mali i Zi e ka shtyrë fillimin e vitit të ri shkollor më 1 tetor, pasi autoritetet shëndetësore kanë vlerësuar se fillimi i rregullt i vitit shkollor, më 1 shtator, mbart një rrezik për shëndetin e fëmijëve, njoftoi Ministria e Arsimit e Malit të Zi, shkruan REL.

“Vendimi për shtyrjen vlen për shkollat dhe kopshtet. Gjatë ditëve në vijim Instituti i Shëndetit Publik dhe përfaqësuesit e sistemit arsimor, do të shpallin rekomandimet në bazë të të cilave do të bëhet mënyra e organizimit të klasave në shkolla dhe kopshte”, njoftoi Ministria e Arsimit.

Vendimi është marrë me rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të pasigurisë me situatën epidemiologjike, e cila, siç thonë zyrtarët, edhe pse nën kontroll, është ende e komplikuar.

Për shkak të pandemisë së COVID-19, të gjitha institucionet arsimore në Mal të Zi u mbyllën më 16 mars.

Institucionet parashkollore filluan të punojnë më 4 qershor, por, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ato u mbyllën përsëri më 1 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button