Ministri polak i Shëndetësisë dha dorëheqje

Ministri polak i Shëndetësisë, Lukash Shumovski sot dha dorëheqje, shkruan Mia.mk.

Shumovski periudhën e kaluar shpesh ishte kritikuar për përballjen e tij me krizën e shkaktuar nga pandemia me virusin korona, si dhe për skandalin me furnizimin e respiratorëve dhe maskave mbrojtëse. Ai mohoi çfarëdo lloj përfshirje në keqpërdorimet me furnizimet.

Kryeministri polak Mateush Moravjecki theksoi se deri në fund të javës do ta bëjë të ditur emrin e ministrit të ri të Shëndetësisë.

Poloni janë regjistruar 57.876 persona të infektuar me Kovid-19 dhe 1.896 raste të vdekjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button