Policët prej sot mund ti shohim me ‘Shkoda Yeti’

Policia e Maqedonisë prej sot do të vozis automjete të reja ‘Shkoda Yeti’. Automjetet e reja do të zëvendësojnë markën ‘Chrysler’.

Në tenderin që e shpalli Ministria e Punëve të Brendshme për furnizimin e 150 automjete të reja për ofruesin më të volitshëm u zgjodh kompania “Porshe Maqedonia”.

Blerja e këtyre automjeteve ka kushtuar  199.750.000 denarë.

Automjetet e reja janë me ngjyrë të bardhë me shenja të policisë, ndërsa në çmim është përfshirë edhe mirëmbajtja falas tre vjeçare (ndërrim i gomave, vajit, antifrizit, filtrave për ajër). 

Në pajtim me specifikimin e tenderit, është paraparë që automjetet të jenë me motor të dizelit me vëllim prej 1.900 deri në 1.300 centimetra kub dhe me fuqi prej 110 deri në 140 kilovatë.

Tenderi i fundit për furnizim të automjeteve për MPB-në ishte para 12 viteve kur janë blerë automjetet e markës ” Chrysler”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button