RMV, Qeveria angazhoi MPB-në të aktivizojë pasaportat e përgatitur dhe të pashpërndara

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 81-të e angazhoi Ministrinë e punëve të brendshme (MPB) që të fillojë me aktivizimin e pasaportave që janë gati dhe nuk janë shpërndarë, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me informatat, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i aktivizojë të gjitha pasaportat e përgatitur dhe të pashpërndarë të cilët ndodhen në MPB, si dhe se t’i përgatisë dhe aktivizojë pasaportat e të gjitha kërkesave të dorëzuara për pasaporta, të realizuar nga ana e ekipeve mobile në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, deri në momentin e hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga Kovid-19 dhe t’i dorëzojë deri te Ministria e Punëve të Jashtme”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasaportat e përgatitur dhe të aktivizuara, në rrugë diplomatike, t’i dërgojë në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.

Sot gjithashtu Qeveria ndryshoi vendosi të ndryshojë strategjinë për testim, si dhe lirim nga izolimi për personat që rezultojnë pozitiv nga testin PCR.

“Në seancën e sotme, Qeveria e miratoi protokollin e ri për izolim në përputhje me rekomandimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra evropiane për kontrollin e sëmundjeve dhe ASHAM për ndryshimin e strategjisë për testim dhe lirim nga izolimi për personat pozitiv në testin PCR, duke u bazuar në ndjekjen e gjendjes shëndetësore nga mjeku amë”, sqarojnë nga Qeveria.

Gjithashtu, qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë ne 81-të miratoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, që mësimi në shkollat fillore dhe të mesme të zhvillohet onlajn.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button