fbpx

Këshilltari i BDI-së në Ohër  është denoncuar në polici se ka shkaktuar dhe ka marrë pjesë në rrahje

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit Nefi Useini është denoncuar sot në polici për shkak se ka shkaktuar dhe ka marrë pjesë në një rrahje. Nga Ministria e punëve të brendshme për SDK konfirmojnë se Useini është denoncuar sot në orën 11:35 për sulm fizik ndaj një personi tjetër, përcjell Portalb.mk.

“Më 18.08 në ora 11.35 në SPB Ohër, S.T. (41) ka denoncuar se para një objekti hotelerik ishte sulmuar fizikisht nga N.U. (45) nga Ohri. “Po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, tha Ministria e Brendshme.

Rrahja ka ndodhur në një hotel në qendër të Ohrit. Dëshmitarë okularë, mysafirë të hotelit për SDK thonë se Useini, së bashku me disa persona, e ka sulmuar personin ST. në parkingun para hotelit. Rrahja më pas ka vazhduar në brendi të hotelit, i cili ka qenë plot me mysafirë. Mysafirët kanë ikë në panik për të mos u lënduar në përleshje, ishin fshehur prapa banakut dhe recepcionit, ndërsa të stafi i hotelit e ka kanë thirr policinë. Sipas dëshmitarëve okularë, në të gjithë hotelin ka gjurmë gjaku.

Policia dhe teknikët e forenzikës erdhën në hotel menjëherë pas denoncimit dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close