Shqipëria publikoi statistikat ditore për 24 orët e fundit në lidhje me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar 155 raste të reja pozitive, transmeton Koha.net.

Rastet pozitive kanë dal nga 932 mostra të kryera.

Me rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 7.654, ndërsa i të vdekurve në 232. Raste aktive janë 3.551.

Deri më tash, sipas MSH-së, janë kryer 51.860 teste për COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button