RMV, Qeveria shqyrtoi mundësitë për subvencionimin e kompanive që liruan punëtorët që kanë fëmijë nën 10 vjet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seance e 81-të miratoi vendimin për shqyrtimin e mundësisë që përmes Fondit Shëndetësor ose pakos së re ekonomike, të sigurojë mjete financiare për sipërmarrësit që kanë të punësuar prind të fëmijëve nën moshën 10 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria sot miratoi vendim që të shqyrtohen mundësit për sigurimin e ndihmës financiar për sipërmarrësit, përmes Fondit për sigurim shëndetësor në RMV ose përmes një pakoje të re të masave ekonomike, për prindërit e fëmijëve që janë të regjistruar në shkolla dhe kanë deri 10 vjet, ndërsa për momentin janë të liruar nga puna ose nga aktivitetet e punës përmes shfrytëzimit të masave të miratuara nga ana e Qeverisë, duke pasur parasysh se të njëjtat do të vazhdojnë të jetë të liruara nga puna derisa fëmijët e tyre e ndjekin mësimin me prani fiizke, ose përsëri mësimin nga distanca (onljan)”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria angazhoi Ministrinë për punë dhe politike sociale, Ministrinë e arsimit dhe shkencës dhe Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë, të shohin mundësinë për kryerjen e aktiviteteve me orar të shkurtuar ose punë me ndërrime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button