Opozita maqedonase vazhdon protestat për rrëzimin e Qeverisë

Koalicioni “Lidhja për ardhmërinë” nga sonte vazhdon protestat pas pushimit për festën e Vitit të ri. Sonte nga ora 18 deri në ora 19 në Shkup por dhe në qytetet e tjera opozita maqedonase në krye me liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski do të mbajë në rrugë të ashtuquajturat parlamente popullore.

“Me këtë shtet shtëpitë tona do të jenë rrugët, parqet, sheshet. Nga e mërkura do të vazhdojmë protestat, secilën ditë pune do të organizojmë parlament të hapur të qytetarëve ku secili do të mund ti tregojë hallet e tyre” tha të shtunën në protestën para selisë së partisë në pushtet VMRO DPMNE, lideri Crvenkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button