Qeveria miratoi rekomandimet e Komisionit për vitin shkollor 2020/21

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancë ne 81-të miratoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, që mësimi në shkollat fillore dhe të mesme të zhvillohet onlajn, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 81-të, i miratoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse për organizimin e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme ashtu që program arsimor për vitin 2020/21 duhet të realizohet onlajn”, raportojnë nga Qeveria.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën të ndjekin mësimin me prani fizike në shkollë, në përputhje me kapacitet e shkollës, protokollin e MASH-it dhe miratimin e prindit.

Fëmijët që kanë sëmundje kronike, mësimin ta ndjekin nga distanca (onlajn)”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se mësimi mund të zhvillohet me prani fizike në shkollat që sigurojnë kushte të sigurta higjienike, paraprakisht duke kërkuar leje themeluesi (komuna ose MASH), leje e cila duhet të miratohet nga Qeveria, pas mendimit pozitiv nga ana e MASH-it dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Qeveria sqaroi se shkollat e caktuara pjesën praktike të mësimit mund ta zhvillojnë fizikisht në kompani me prani fizike në vendin e punës, duke respektuar protokollet e përgjithshme.

Gjithashtu Qeveria sqaroi se deri në seancën e radhës, që pritet të mbahet gjatë javës, MASH dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse duhet të sjellin protokollin final për vitin shkollor, duke përfshirë mënyrën e organizimit të mësimit, platformën elektronike për mësim në distancë, pajisjet mbrojtëse, numrin e nxënësve në klasa, etj.

Ndryshe, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp njoftuan se viti shkollor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me mësim në distancë (online), me përjashtim të dy rasteve.

“Në klasë ku mësimi zhvillohet me prezencë fizike të nxënësve, nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës dhe të njëjtit duhet të ulen në distancë 1.5 m. Përveç kësaj fëmijët orën do ta mbajnë me maska dhe mësuesi duhet tërë kohës të jetë me ta, pa pushim. Klasë të ndryshme mësimin do ta nisin me diferencë prej 10 minutash që të mos krijohen grumbuj nxënësish nëpër korridore, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button