RMV, Qeveria ndryshoi strategjinë për testim dhe izolim për persona pozitiv në testin PCR

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 81-të vendosi të ndryshojë strategjinë për testim, si dhe lirim nga izolimi për personat që rezultojnë pozitiv nga testin PCR, transmeton Portalb.mk.

“Në seancën e sotme, Qeveria e miratoi protokollin e ri për izolim në përputhje me rekomandimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Qendra evropiane për kontrollin e sëmundjeve dhe ASHAM për ndryshimin e strategjisë për testim dhe lirim nga izolimi për personat pozitiv në testin PCR, duke u bazuar në ndjekjen e gjendjes shëndetësore nga mjeku amë”, sqarojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se për personat asimptomatik, lirimi nga izolimi do të jetë 10 ditë nga dita e testimit, për personat simptomatik lirimi nga izolimi do të jetë në ditën e 20-të nga testimi, ndërsa për personat e afërt, izolimi do të zgjasë 14-të ditë nga kontakti I fundit me rastin e konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button