Tani për tani nuk kthehet shërbimi ushtarak

Mnistria e Mbrojtjes lidhur me kthimin e rekrutimit në radhët e ARM-së sqaron se ky ndryshim duhet bërë me analizim të thellë profesional  dhe vlerësim politik.

“Tani për tani nuk ka ndonjë analizë në Ministrinë e Mbrojtjes e cila do të na rekomandonte një ndryshim të tillë në përbërjen e ARM-së. Ndryshe, ky është një ndryshim i madh për të cilin vendos sektori civil, gjegjësisht qytetarët përmes deputetëve të tyre në Kuvendin e RM-së, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë.

Profesionalizmi mundësoi edhe zhvillimin e forcave dhe aftësive interoperative shpërndarëse ushtarake, si dhe kontributin në operacionet ndërkombëtare. Në vitin 2006 stacionuam rreth 150 personel ushtarak në një rrotacion në tre operacine ndërkombëtare: ISAF, Liri për Irakun dhe BE Altea.

Ne si shtet doemos duhet të jemi konzistent lidhur me reformat që i bëjmë rreth integrimeve evroatlantike, ndërsa me këtë edhe anëtarësimin në NATO. Republika e Maqedonisë është mes vendeve të para në rajon e cila që në vitin 2006 braktisi sistemin e rekrutimit gjegjësisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe vendosi system të armatës profesionale dhe sipas përvojës së deritanishme kjo paraqet koncept të suksesshëm të zhvillimit dhe radhitjes së ARM-së për çka ka vlerësime të larta nga NATO. Aq sa di unë si ministër i Mbrojtjes, që atëherë e deri më sot ky sistem funksionon mirë dhe tregon rezultate të mira në gatishmërinë luftarake dhe arsyetimin ekonomik, shtohet në kumtesën e MM-së. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button