Shqiptarët në Gjykatat e Maqedonisë me vetëm 13.5 për qind

11 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ajo si duket nuk po gjen implementimin e duhur në Gjykatat e Maqedonisë. Të dhënat zyrtare që na i dha ministri për drejtësi Blerim Bexheti flasin se shqiptarët në këtë institucion janë të përfshirë me vetëm 13.5 %.

‘Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat që është obligim kushtetues që burimin e ka nga MKO dita ditës është në rritje e sipër, dhe si rezultat i kësaj edhe në Gjykatat e Republikës së Maqedonisë, viteve të fundit ka një rritje të theksueshme mirëpo ajo rritje është variabile, dhe varësisht sic pensionohen dhe siç shpallen konkurset e reja në Këshillin gjyqësor republikan ashtu edhe lëviz. Ka hapësire dhe ka nevojë për vazhdim të kësaj rritje të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe jam mëse i bindur se ky trend edhe do të vazhdon. Tani është diku 13.5 për qind, ndërsa në ministrinë e drejtësisë, si ministri përqindja është diku afër 30 për qind’ tha Bexheti.

Për gjendjen e gjyqësorit ka folur edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti i  cili tha se ende duhet bërë në këtë drejtim që gjykatat të jenë të pavarura. Ka shumë qytetarë të cilët ankohen tek ky institucion.

‘25 % kemi të bëjmë me ankesa për të cilat kemi kompetenca. Ajo ka të bëjë me administratën e gjyqësorit dhe me avashllëkun në punën e tyre. Dua të potencoj se sa u përket rekomandimeve tona që gjykatat të jenë më efektive, më efikase dhe të kenë kujdes të mos e cënojnë parimin e gjykimit në afat të arsyeshëm, të gjitha rekomandimet e Avokatit të Popullit pranohen’ tha Memeti.

‘Si Avokat i Popullit dhe apeloj që përmbushja e normës nga ana e gjyqësorit të mos jetë shkak që qytetarët për hir të përmbushjes së normës të pësojnë apo të kenë vendime gjyqësore jo kualitative sepse është shumë me rëndësi kualiteti i vendimeve gjyqësore që qytetarët ti pranojnë ata si vendime të drejta dhe të krijojnë besim në ata institucione gjegjësisht në gjyqësor. Pra në RM duhet gjithsesi ende më tepër korniza gjyqësoret avancohet korniza gjyqësore në aspekt të konzistencës së saj, precizitetit të saj, të mos lënies hapësirë në normat ligjore e cila do të mund pastaj të jetë në dëm të qytetarit’ precizoi ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button