Tihanovskaja u kthye në Bjellorusi, pohoi përfaqësuesja e saj e autorizuar

Svetllana Tihanovskaja, e cila ishte e dyta në zgjedhjet e paradokohshme presidenciale në Bjellorusi, dhe tani e ikur jashtë vendit, së shpejti do të kthehet në vend, deklaroi sot përfaqësuesja e saj e autorizuar, Ollga Kovallkova.

Siç përkujton Tass, më 10 gusht, një ditë pas zgjedhjeve, Tihanovskaja u largua drejt Lituanisë.

“Ajo nuk planifikoi të largohej, dhe prandaj jam e sigurt se së shpejti do të kthehet”, tha Kovallkova.

Sipas rezultateve zyrtare, presidenti aktual, Aleksandar Llukashenko fioi 80,1 për qind të votave, përderisa Tihanovskaja, si rivale e tij kryesore, fitoi 10,12 për qind, transmeton MIA.

Pas pohimeve për vjedhje zgjedhore në Bjellorusi shpërthyen protesta masive që akoma zgjasin. Opozita nuk i pranon rezultatet zyrtare zgjedhore dhe konsideron se Tihanovskaja është presidentja e zgjedhur deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button