Rrjeti ICEDA ka shpallur një thirrje për grante të vogla për organizatat e shoqërisë civile në rajon

Rrjeti për Rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në agjendën digjitale (ICEDA) ka shpallur nj; thirrje për aplikime për grante të vogla për organizatat e shoqërisë civile. Në të mund të aplikojnë organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit mund, ndërsa grantet që do të jepen do të kapin shumën mes 13.000 dhe 17.000 euro dhe për projekte me kohëzgjatje prej 18 muaj, transmeton Portalb.mk.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në agjendën digjitale – ICEDA” është i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis, Të dhënat e hapura Kosovë (DHHK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për kërkime, transparencë dhe llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT, НВО 35 MM.

Në kuadër të rrjetit rajonal, 15 grante të vogla do t’u ndahen organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Grantet do të jepen për të rritur kapacitetet e OSHC-ve dhe mediave për t’u përballur mr sfidat që lidhen me agjendën digjitale, duke u mundësuar atyre që të bëhen pjesëmarrës aktivë në proces, si dhe të forcojnë rolin e OSHC-ve në ndihmën e institucioneve shtetërore për të shfrytëzuar më mirë potencialin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve elektronike të tyre për qytetarët dhe për të rritur transparencën e tyre, si dhe duke përfshirë arritjen e transparencës dhe llogaridhënies më të madhe përmes zhvillimit të sistemeve efikase të qeverisë elektronike. Qëllimi i projektit dhe granteve është gjithashtu të forcojë besimin dhe sigurinë e Internetit duke siguruar trajnime dhe vetëdijesim përmes një rrjeti të OSHC-ve që promovojnë shkrim-lexim digjital, shkathtësi dhe përfshirje digjitale në nivelin rajonal, kombëtar dhe lokal.

Të gjitha kushtet për aplikim, si dhe dokumentacioni i nevojshëm, mund të shihen këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button