Viti shkollor në RMV do të fillojë me mësim në distancë, me dy përjashtime

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp njoftuan se viti shkollor në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me mësim në distancë (online), me përjashtim të dy rasteve, njofton Portalb.mk.

Përjashtimi i parë: Fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e tretë do të mësojnë në shkolla (me prezencë fizike), por për këtë duhet të japin pëlqim prindërit (veç e veç) për fëmijët e tyre nëse do të lejojnë një gjë të tillë, apo dëshirojnë që fëmiu i tyre të mësojë online

Përjashtimi i dytë: Me kërkesë të komunave, në ato shkolla ku ka numër të vogël të paraleleve dhe nxënësve, varësisht gjendjes epidemiologjike, ka mundësi të organizohet mësimi me pjesëmarrje fizike dhe për këtë komunat duhet të drejtohen te Ministria e Arsimit dhe Shkencës ku do të prezantojnë të gjitha kushtet dhe kërkesa e tillë do të shqyrtohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë dhe më pas në nivel të Qeverisë do të duhet të lejohet.

Viti shkollor do të fillojë në shtator, por ende nuk është vendosur për datën.

Minsitri i Shëndetësisë Venko Filipçe shpjegoi se si do të duket një orë mësimore me masa anti-covid, gjegjësisht me protokollet e miratuara nga Qeveria.

“Në klasë ku mësimi zhvillohet me prezencë fizike të nxënësve, nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës dhe të njëjtit duhet të ulen në distancë 1.5 m. Përveç kësaj fëmijët orën do ta mbajnë me maska dhe mësuesi duhet tërë kohës të jetë me ta, pa pushim. Klasë të ndryshme mësimin do ta nisin me diferencë prej 10 minutash që të mos krijohen grumbuj nxënësish nëpër korridore, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button