Turqi, rastet me COVID-19 tejkaluan shifrën 250 mijë

Turqia ka konfirmuar 1.233 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 250.542 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se gjithsej 1.002 pacientë janë shëruar gjatë ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus ka shkuar në 231.971.

Koca po ashtu njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 5.996, përfshirë 22 viktima të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Profesionistët e kujdesit shëndetësor kryen 74.846 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5.8 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Turqi aktualisht është 12.575.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button